Kumbullat e thata janë një ushqim i dobishëm sepse fibra në këtë frut ushqen bakteret e mira të zorrëve dhe rrit vëllimin e jashtëqitjes, ndërsa sorbitoli që përmbajnë ndihmon në tretjen e rregullt.

Nutricionistja Jenna Volpe pohon se kumbullat e thata dhe lëngu i tyre janë një ilaç natyral për kapsllëkun.
Meqenëse parandalojnë kapsllëkun, kumbullat e thata zvogëlojnë gjithashtu presionin e zorrëve në fshikëz, gjë që mund të lehtësojë nevojën e shpeshtë për të urinuar. Ato gjithashtu përmbajnë komponime fenolike, të cilat kontribuojnë në shëndetin e traktit urinar.
Kumbullat e thata përmbajnë vitaminë K dhe kalium, të cilat janë të përfshira në riparimin e kockave.
Për shkak të kaliumit që përmbajnë, kumbullat e thata mund të jenë të dobishme për njerëzit me presion të lartë të gjakut.
Për më tepër, ekspertët theksojnë se kumbullat e thata janë një meze më e mirë se biskotat. Ato gjithashtu ju mbajnë të ngopur më gjatë se buka dhe biskotat dhe e rrisin më pak sheqerin në gjak.
Ato mund të hahen veçmas, të shtohen në bollgur, kos, sallata dhe smoothie ose të përdoren në pjekjen e bukës dhe ëmbëlsirave, shkruan Real Simple.





