Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, përveç sulmit ndaj ish-bashkëshortes, ai dyshohet se i ka lënë edhe tre fëmijët e tyre të mitur në rrugë, pa përkujdesje.
Pas rastit, gruaja së bashku me tre fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.
“Dyshohet se ish bashkëshorti i ankueses, i dyshuari m/k e ka sulmuar fizikisht atë, si dhe i kishte lënë në rrugë pa përkujdesje tre fëmijët e tyre të mitur. Ajo së bashku me fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë. /Klankosova.tv




