Burim Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për rastin e Auditorit të Përgjithshëm

Burim Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për rastin e Auditorit të Përgjithshëm

Burim Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për rastin e Auditorit të Përgjithshëm

Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sponsor 3M Express

Ramadani ka thënë se Haxhiu ka shkelur ligjin me vendimin për propozimin e Vlorës Spanca për një mandat tjetër si Auditore e Përgjithshme.

Sipas Ramadanit, më 2 shtator 2026, Haxhiu ka nxjerrë vendimin për propozimin e Spancës pa konkurs të hapur dhe pa intervistim nga një komision i pavarur, procedura që, sipas tij, përcaktohen me ligj.

“Ligji është mbi të gjithë! Askush nuk duhet të keqpërdorë pozitën zyrtare!”, ka thënë Ramadani pas dorëzimit të kallëzimit penal.

Ai ka thënë se me këtë vendim janë shkelur dispozitat e nenit 4 të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, përkatësisht paragrafët 4.4, 4.5.2 dhe 4.9.

Ramadani ka deklaruar se Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për t’i mundësuar një personi përfitim të kundërligjshëm. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vazhdon përplasja mes banoreve në BBVK: “Kur ia zgjat dorën dikujt, qepe gojën…”

Vazhdon përplasja mes banoreve në BBVK: “Kur ia zgjat dorën dikujt, qepe gojën…”

Kapetanoviq: Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë duhet të sjellë rezultate konkrete

Kapetanoviq: Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë duhet të sjellë rezultate konkrete

“Këshilla marr veç prej nanës tem”, Zoja e Anjeza nuk e çojnë kurrqysh (VIDEO)

“Këshilla marr veç prej nanës tem”, Zoja e Anjeza nuk e çojnë kurrqysh (VIDEO)

Burim Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për rastin e Auditorit të Përgjithshëm | Momenti