BQK-ja lanson sistemin e pagesave të shpejta, transferet realizohen brenda sekondash

BQK-ja lanson sistemin e pagesave të shpejta, transferet realizohen brenda sekondash

BQK-ja lanson sistemin e pagesave të shpejta, transferet realizohen brenda sekondash

Sipas njoftimit të BQK-së, sistemi do të nisë së funksionuari më 23 nëntor 2026, duke mundësuar transfere edhe gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Shërbimi do të ofrohet përmes llogarive ekzistuese dhe kanaleve digjitale të bankave, pa pasur nevojë për llogari apo aplikacione të reja.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, në ceremoninë e lansimit e cilësoi TIPS-K si “një investim strategjik në infrastrukturën financiare të Kosovës”, që sipas tij, lehtëson pagesat e përditshme dhe krijon mundësi për zhvillimin e shërbimeve të reja për qytetarët dhe bizneset.

Sponsor 3M Express

Katër banka kanë përfunduar përgatitjet teknike dhe operative dhe janë të gatshme ta ofrojnë shërbimin nga 23 nëntori, ndërsa bankat e tjera do të lidhen gradualisht me sistemin deri më 23 shkurt 2027.

BQK-ja ka bërë të ditur se nga 23 nëntori të gjitha bankat do të zbatojnë tarifat e reja për transferet bankare, pavarësisht nga data e lidhjes së tyre me TIPS-K.

Në ceremoninë e lansimit fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të cilët theksuan mbështetjen e Qeverisë për modernizimin e sistemit të pagesave përmes marrëveshjes me Bankën Botërore për sektorin financiar.

Ndërkaq, ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, mbajti gjithashtu një fjalë përshëndetëse në emër të institucioneve italiane.

Më 23 nëntor, Banka e Italisë do të organizojë në Romë ceremoninë rajonale të lansimit, ku do të marrë pjesë edhe guvernatori Ismaili, së bashku me guvernatorët e vendeve të tjera pjesëmarrëse nga Ballkani Perëndimor.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Katër të arrestuar në operacionin “Taslixhe”, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë

Kurti: Pagesat e shpejta, hap drejt integrimit financiar evropian

Kurti: Pagesat e shpejta, hap drejt integrimit financiar evropian

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar

Roma kërkon Jamie Gittensin, Gasperini synon ta përforcojë sulmin në janar