Boksieri shqiptar para përballjes me Agit Kabayel: Kam luftuar me boksierë më të mirë se ai

Boksieri shqiptar para përballjes me Agit Kabayel: Kam luftuar me boksierë më të mirë se ai

Boksieri shqiptar para përballjes me Agit Kabayel: Kam luftuar me boksierë më të mirë se ai

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka bërë një deklaratë të fortë në prag të përballjes me gjermanin Agit Kabayel, e cila do të zhvillohet të shtunën mbrëma në “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf të Gjermanisë.

Sponsor 3M Express

Hysa ka deklaruar se gjatë karrierës së tij është përballur me boksierë që, sipas tij, janë dukshëm më të mirë se Kabayel, duke përmendur tre emra të njohur të këtij sporti: Roberto Cammarelle, Kubrat Pulev dhe David Price.

Madje, boksieri shqiptar ka këmbëngulur se epërsia e tyre ndaj kundërshtarit të tij të radhës nuk është thjesht një bindje personale, por një fakt.

“Kam luftuar me boksierë më të mirë se Kabayel. Cammarelle, Pulev dhe David Price. Të gjithë ata janë më të mirë se Kabayel. Nuk është thjesht diçka që e mendoj, është 100 për qind fakt”, ka deklaruar Hysa.

Kjo deklaratë vjen në prag të një përballjeje të rëndësishme për boksierin shqiptar, i cili synon të dëshmojë vlerat e tij në ring përballë Kabayelit. Në anën tjetër, gjermani do të kërkojë ta mbrojë për herë të parë titullin e kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda, të versionit WBC.

Hysa nuk synon vetëm titullin e kampionit të botës, por ka shprehur edhe dëshirën për një përballje të madhe me Tyson Furyn.

Tashmë, deklaratat e tij pritet të marrin përgjigje në ring, aty ku të dy boksierët do të kenë mundësinë të dëshmojnë atë që pretendojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat e shitjes në Europë pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat e shitjes në Europë pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian

LEX | Katër herë në rigjykim për vrasjen në qendër të Prishtinës, mbrojtja kërkon përjashtimin e trupit gjykues në Apel – shtyhet seanca

LEX | Katër herë në rigjykim për vrasjen në qendër të Prishtinës, mbrojtja kërkon përjashtimin e trupit gjykues në Apel – shtyhet seanca

FIFA konfirmon sulmin kibernetik dhe vjedhjen e të dhënave

FIFA konfirmon sulmin kibernetik dhe vjedhjen e të dhënave