Policia e Shtetit ka gjobitur me 5 mijë lekë të reja 36 protestues pasi gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Rrugën e Durrësit, bllokuan qarkullimin e automjeteve.
Sipas njoftimit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë, përmes megafonit, për lirimin e rrugëve, protestuesit nuk iu bindën urdhrave.

Për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi: Dukagjini




