BIK-u për Projektkodin Civil: Të hiqen dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes

BIK-u për Projektkodin Civil: Të hiqen dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes

BIK-u për Projektkodin Civil: Të hiqen dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur një mbledhje, në të cilën u tha se është trajtuar edhe Projektkodi Civil, i cili pritet të dërgohet në Kuvend për miratim.

Sponsor 3M Express

BIK-u tha se ndër diskutimet për përgatitjet dhe planifikimin e aktiviteteve fetare, në mbledhjen e kryesuar nga myftiu Naim Tërnava u diskutua edhe për Kodin Civil, i cili kishte dështuar të miratohej në vitin 2022, për shkak se aty përfshihej një nen i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

“Pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e saj të mëparshëm, duke shprehur mbështetjen për miratimin e Kodit Civil, por vetëm pasi të rishikohen dhe të hiqen nga përmbajtja e tij dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes, natyrshmërinë njerëzore dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar familja në shoqërinë tonë”, thuhet në një deklaratë.

BIK-u tha se kryesia e saj vlerëson se “çdo legjislacion që rregullon jetën familjare duhet të mbështetet në vlerat universale, parimet morale, traditën dhe besimin, duke respektuar njëkohësisht natyrën e krijimit të njeriut nga Zoti me dy gjini dhe konceptin e familjes së ndërtuar mbi bashkimin e burrit dhe gruas, si bazë themelore e vazhdimësisë dhe shëndetit të shoqërisë”.

“Në këtë frymë, Bashkësia Islame e Kosovës rithekson se nuk është kundër miratimit të Kodit Civil si një nevojë e rëndësishme për sistemin juridik të vendit, por kundërshton përfshirjen e dispozitave që bien ndesh me bindjet e saj fetare, mësimet hyjnore, natyrshmërinë njerëzore dhe vlerat tradicionale të popullit tonë”, thuhet në deklaratë.

BIK-u u bëri thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që t’i kenë parasysh shqetësimet e shprehura nga ta.

“Me këtë rast, Kryesia e BI-së u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse, në veçanti Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit të Kosovës, që gjatë shqyrtimit të Projektkodit Civil të kenë parasysh shqetësimet e shprehura dhe të bëjnë rishikimin e dispozitave kontestuese, në mënyrë që Kodi Civil të jetë gjithëpërfshirës, të reflektojë vlerat dhe traditat e shoqërisë sonë dhe të mos cenojë parimet themelore fetare e morale”, thuhet në deklaratë.

Bashkësia Islame e Kosovës tha se mbështet “një Kod Civil që garanton drejtësinë, mbron familjen, forcon vlerat morale dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, me dinjitet dhe përgjegjësi për brezat e ardhshëm”.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Rashiq ironizon Listën Serbe: Më vjen mirë që po merrni pjesë në punën e Kuvendit

Rashiq ironizon Listën Serbe: Më vjen mirë që po merrni pjesë në punën e Kuvendit

“Të paktën unë dalë me femra”, Akili me akuza për Sharrin gjatë debatit të ashpër në BBVK

“Të paktën unë dalë me femra”, Akili me akuza për Sharrin gjatë debatit të ashpër në BBVK

Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike

Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike