BIK-u kërkon ndryshime në Kodin Civil: Mbështesim miratimin, por jo dispozitat kontestuese

BIK-u kërkon ndryshime në Kodin Civil: Mbështesim miratimin, por jo dispozitat kontestuese

BIK-u kërkon ndryshime në Kodin Civil: Mbështesim miratimin, por jo dispozitat kontestuese

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka rikonfirmuar qëndrimin e saj lidhur me Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen për miratimin e tij, por me kusht që paraprakisht të rishikohen dhe të hiqen dispozitat që, sipas saj, bien ndesh me konceptin tradicional të familjes.

Sponsor 3M Express

Kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së BIK-ut, e cila po udhëhiqet nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Në njoftimin e Bashkësisë Islame thuhet se pas një diskutimi të gjerë, është rikonfirmuar qëndrimi i mëparshëm për Projektkodin Civil.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e saj të mëparshëm, duke shprehur mbështetjen për miratimin e Kodit Civil, por vetëm pasi të rishikohen dhe të hiqen nga përmbajtja e tij dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes, natyrshmërinë njerëzore dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar familja në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim.

BIK-u thekson se nuk është kundër miratimit të Kodit Civil, por kundërshton përfshirjen e dispozitave që, sipas saj, bien ndesh me bindjet fetare dhe vlerat tradicionale.

“Bashkësia Islame e Kosovës rithekson se nuk është kundër miratimit të Kodit Civil si një nevojë e rëndësishme për sistemin juridik të vendit, por kundërshton përfshirjen e dispozitave që bien ndesh me bindjet e saj fetare, mësimet hyjnore, natyrshmërinë njerëzore dhe vlerat tradicionale të popullit tonë”, thuhet më tej në komunikatë.

Në këtë drejtim, Kryesia e BIK-ut u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë Qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe Kuvendin e Kosovës, që gjatë shqyrtimit të projektkodit të marrin parasysh shqetësimet e tyre dhe të rishikojnë dispozitat kontestuese.

Sipas BIK-ut, Kodi Civil duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë vlerat e traditat e shoqërisë, pa cenuar parimet fetare dhe morale.

Përveç çështjes së Kodit Civil, në mbledhjen e Kryesisë po diskutohen edhe përgatitjet dhe planifikimi i aktiviteteve fetare për muajin e Ramazanit, si dhe Projektbuxhetet e Këshillave të BI-së dhe të Kryesisë për vitin 2027. /Telegrafi/

Lexo edhe

Manchester City merr goditje financiare, gjiganti amerikan tërhiqet nga marrëveshja prej 2 miliardë dollarësh

Manchester City merr goditje financiare, gjiganti amerikan tërhiqet nga marrëveshja prej 2 miliardë dollarësh

Abdixhiku: Me ndihma dhe pa investime nuk ndërtohet ekonomia e Kosovës

Abdixhiku: Me ndihma dhe pa investime nuk ndërtohet ekonomia e Kosovës

Lushtaku: Rritja e buxhetit nuk po përkthehet në mirëqenie për qytetarët

Lushtaku: Rritja e buxhetit nuk po përkthehet në mirëqenie për qytetarët