Bie ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, zbardhen detajet

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, zbardhen detajet

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, zbardhen detajet

Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka shënuar një rënie të ndjeshme, ku nafta e papërpunuar Brent ka pësuar një ulje prej 5.02 për qind, duke zbritur në nivelin prej 93.38 dollarësh për fuçi. Përgjatë sesionit tregtar, çmimi i kontratave të së ardhmes ka arritur të prekë edhe kuotën e 92.80 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI ka pësuar po ashtu rënie, duke u tregtuar në rreth 87 dollarë.

Sponsor 3M Express

Kjo lëvizje pason një javë me humbje të mëdha, ku nafta Brent kishte pësuar një rënie prej rreth 16 për qind — ulja më e madhe javore që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Shkak kryesor për këtë ulje të çmimeve vlerësohet të jenë sinjalet për zbutjen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Deklaratat e Presidentit amerikan, Donald Trump, se një ndërhyrje e re ushtarake ndaj Iranit është pak e mundshme nëse negociatat përparojnë, kanë zbutur frikën e investitorëve për ndërprerje të mundshme të furnizimit përmes Ngushticës së Hormuzit.

Pavarësisht kësaj rënieje, situata e sigurisë në rajon mbetet e brishtë, teksa vazhdojnë të raportohen sulme ndaj anijeve pranë rrugëve kryesore detare dhe goditje ndaj infrastrukturës energjetike në Arabinë Saudite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur