Betohen policët e rinj të Kosovës

Betohen policët e rinj të Kosovës

Betohen policët e rinj të Kosovës

Rreth 400 pjesëtarë të rinj i janë bashkuar Policisë së Kosovës, pasi kanë dhënë betimin zyrtar gjatë ceremonisë së diplomimit të Gjeneratës së 63-të.

Sponsor 3M Express

Me këtë rast, kadetët kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për t’i shërbyer vendit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të zbatuar ligjin.

Në mesin e kësaj gjenerate janë edhe 118 vajza dhe gra, të cilat kanë zgjedhur t’i bashkohen radhëve të Policisë së Kosovës.

Gjatë ceremonisë, pjesëtarët e rinj janë zotuar se do t’i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, duke ushtruar detyrën me profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri.

Betimi i policëve të rinj:

“Unë, polic i Kosovës, betohem se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës, do ta mbroj sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, do t’i bindem urdhrave të mbikëqyrësve të mi, do t’i kryej detyrat, duke treguar gjithnjë profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie etnike, gjinie, religjioni apo ngjyre.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit 2026 në SHBA – kush fitoi e kush humbi?

Kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit 2026 në SHBA – kush fitoi e kush humbi?

Sulmi i Kosovës përforcohet me golgeterin Enis Rexhepi

Sulmi i Kosovës përforcohet me golgeterin Enis Rexhepi

Sveçla në diplomimin e gjeneratës së 63-të: Një polici e fortë është ajo që di të jetë pranë qytetarit

Sveçla në diplomimin e gjeneratës së 63-të: Një polici e fortë është ajo që di të jetë pranë qytetarit

Betohen policët e rinj të Kosovës | Momenti