Berisha reagon pas goditjes së deputetit të PD-së: U qëllua me urdhër politik, qëllimi ishte vrasja

Berisha reagon pas goditjes së deputetit të PD-së: U qëllua me urdhër politik, qëllimi ishte vrasja

Berisha reagon pas goditjes së deputetit të PD-së: U qëllua me urdhër politik, qëllimi ishte vrasja

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas lëndimit të deputetit të kësaj partie, Kliti Hoti, gjatë protestës së së dielës në Tiranë.

Sponsor 3M Express

Berisha ka pretenduar se deputeti i Shkodrës është qëlluar me urdhër politik, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për sulmin ndaj tij.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PD-së e ka cilësuar rastin si sulm me qëllim vrasjen e deputetit dhe ka paralajmëruar reagim politik.

“Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti qëllohet me urdhër politik për ta vrarë të Edi Ramës!”, ka shkruar Berisha.

Ai ka shtuar se Partia Demokratike e dënon atë që e ka cilësuar si sulm kriminal ndaj deputetit të Shkodrës.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës Dr. Kliti Hoti dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar!”, ka deklaruar Berisha.

Në fund të reagimit, ai u ka bërë thirrje mbështetësve të partisë që të mobilizohen.

“Demokratë e demokrate të gjithë në këmbë! O sot o kurrë!”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, deputeti Kliti Hoti mbeti i lënduar gjatë protestës në Tiranë, pasi dyshohet se u godit me plumb gome nga efektivët e policisë. Në pamjet e publikuara, ai shihet duke u rrëzuar në bulevard, ndërsa më pas është dërguar me ambulancë në spital. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dëbohen katër iranianë nga Bosnja nën dyshimet për spiunazh, tre me status diplomatik

Dëbohen katër iranianë nga Bosnja nën dyshimet për spiunazh, tre me status diplomatik

Policia apelon për kujdes në trafik në rajonin e Ferizajt, bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin

Policia apelon për kujdes në trafik në rajonin e Ferizajt, bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin

Pochettino pas dy humbjeve në Premierligë me Unitedin: Më vështirë se që prisja

Pochettino pas dy humbjeve në Premierligë me Unitedin: Më vështirë se që prisja