Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Turqisë, duke triumfuar me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 20-të, kur Arda Guler realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë.
Megjithatë, Belgjika reagoi shpejt dhe vetëm shtatë minuta më vonë Kevin De Bruyne barazoi shifrat, pas asistimit të Jeremy Dokut.
Përmbysja e rezultatit u kompletua në minutën e 30-të, kur Charles De Ketelaere shënoi nga afërsia pas asistimit të De Cuyper.
Në vazhdim, të dyja përfaqësueset krijuan raste për gol, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit.
Me këtë fitore, Belgjika ngjitet në pozitën e dytë me nëntë pikë, ndërsa Turqia mbetet në fund të renditjes pa pikë pas pesë xhirove.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





