Bejta ka tërhequr vëmendjen që në mëngjesin e parë të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, me një veprim të pazakontë.
Banori duket se i ka bërë syzet e diellit pjesë të pandashme të paraqitjes së tij, pasi nuk i ka hequr as në spektaklin e mbrëmshëm.

Madje, ai ka shkuar edhe më tej, duke u futur në dush me syze të errëta, veprim që ka befasuar banorët dhe ka tërhequr vëmendjen e shikuesve.
Nuk dihet nëse kjo është një kërkesë e veçantë e Bejtës apo thjesht preferencë personale, por ai duket i vendosur të mos ndahet nga syzet e tij.
Bejta është njëri nga 21 banorët që nisën mbrëmë rrugëtimin në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Burimi: Dukagjini




