BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në Dialog

BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në Dialog

BE-ja: Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk i ndryshojnë detyrimet në Dialog

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga liderë të veçantë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten në fuqi, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit (Marrëveshja e Ohrit)”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim.

Lidhur me qeverinë e re që pritet të formohet në Serbi pas zgjedhjeve të 25 tetorit, zyrtarët në Bruksel janë të kujdesshëm në pritjet e tyre ndaj pushtetit të ri në Beograd.

Sponsor 3M Express

Sipas tyre, në këtë fazë do të ishte e parakohshme të spekulohej për ndryshime të mundshme në qëndrimin negociues të Serbisë apo për pasojat e tyre në Dialog.

“Presim që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive, të respektojë zotimet e saj ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit”, ka theksuar zëdhënësi i BE-së.

Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar me udhëheqjen e re, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë dhe ruajtjes së dinamikës së procesit.

Në Serbi, më 25 tetor u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Fitues bindës doli Lista Studentore, ndërsa partia e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq pësoi disfatë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | Vrasja e dhëndrit me shtatë plumba në Klinë – Tush Frrokaj, i dënuar fillimisht me 21 vjet burgim, sërish në Apel pas rigjykimit

LEX | Vrasja e dhëndrit me shtatë plumba në Klinë – Tush Frrokaj, i dënuar fillimisht me 21 vjet burgim, sërish në Apel pas rigjykimit

Ish-ylli i Juventusit kritikon Topin e Artë dhe befason me deklaratat për Messin e Rodrin

Ish-ylli i Juventusit kritikon Topin e Artë dhe befason me deklaratat për Messin e Rodrin

Incident në një studio në Meksikë – moderatori godet me shqelm dronin, i cili përplas në fytyrë modelen

Incident në një studio në Meksikë – moderatori godet me shqelm dronin, i cili përplas në fytyrë modelen