BE-ja përgatit rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm, Mali i Zi në fokus

BE-ja përgatit rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm, Mali i Zi në fokus

BE-ja përgatit rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm, Mali i Zi në fokus

Bashkimi Evropian po diskuton vendosjen e mekanizmave të rinj mbrojtës për vendet që do t’i bashkohen Unionit në të ardhmen, ndërsa Mali i Zi pritet të jetë shteti i parë që do të përballet me këto kushte të reja.

Sipas raportimeve te euronews, propozimet synojnë të garantojnë që vendet e reja anëtare të vazhdojnë të respektojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe vlerat themelore evropiane edhe pas anëtarësimit. Një nga masat e diskutuara është mundësia e pezullimit të së drejtës së votës në institucionet e BE-së në rastet e shkeljeve të rënda të këtyre parimeve.

Sponsor 3M Express

Nisma vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra për të siguruar që vendet kandidate të mos largohen nga standardet demokratike pasi të bëhen anëtare të plota të Unionit. Përkrahësit e këtyre masave argumentojnë se BE-ja duhet të ketë instrumente më efektive për të reaguar ndaj shkeljeve të vlerave themelore evropiane.

Mali i Zi konsiderohet ndër vendet më të avancuara të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian. Përparimi i tij në negociata e vendos në qendër të diskutimeve për mënyrën se si mund të zbatohen kushtet e reja të anëtarësimit. Megjithatë, vendi duhet të përmbushë ende kërkesat përkatëse përpara se të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Shkon në 64 numri i të vdekurve nga përplasja e 2 trenave në Spanjë

Shkon në 64 numri i të vdekurve nga përplasja e 2 trenave në Spanjë

Përurohet objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë, investim 200 mijë euro

Përurohet objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë, investim 200 mijë euro

Erion Veliaj kundërshton transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit: Është rrëmbim policor

Erion Veliaj kundërshton transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit: Është rrëmbim policor