BE-ja gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të ulet në bisedime

BE-ja gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të ulet në bisedime

BE-ja gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të ulet në bisedime

Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfshihet në negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke bërë të ditur se është përgatitur prej kohësh për një mundësi të tillë.

Sponsor 3M Express

Këtë qëndrim e ka bërë të ditur të premten zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, gjatë një komunikimi me gazetarët në Bruksel.

“Ne jemi të përgatitur dhe kemi qenë duke u përgatitur për një kohë të gjatë, dhe mezi presim momentin kur Rusia do të jetë e gatshme të angazhohet në diskutime të vërteta dhe në terma realë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, deklaroi Pinho.

Deklarata e Brukselit erdhi pas pyetjeve të gazetarëve nëse Komisioni Evropian po përgatitet për një fazë të re të mundshme të negociatave dhe nëse do të ishte i gatshëm të dërgonte një përfaqësues për të marrë pjesë në bisedimet e paqes.

Qëndrimi i BE-së vjen në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila nisi në shkurt të vitit 2022 me pushtimin rus, kanë marrë vëmendje të re.

Në këtë zhvillim kanë ndikuar edhe telefonatat e fundit mes udhëheqësve të Finlandës dhe Norvegjisë me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilat kanë rikthyer në fokus mundësinë e një angazhimi diplomatik për përfundimin e konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të mbarojë së shpejti

Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të mbarojë së shpejti

Pushimi i hetimeve ndaj disa ministrave, Prokuroria Speciale: Vendimet janë marrë në bazë të provave

Pushimi i hetimeve ndaj disa ministrave, Prokuroria Speciale: Vendimet janë marrë në bazë të provave

Bogujevci, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Bogujevci, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë