Bayerni ka përzgjedhur Oliver Baumann si pasues të mundshëm të Manuel Neuer.

Klubi bavarez e sheh portierin 36-vjeçar të Hoffenheimit si përforcim me përvojë për repartin e portës.
Megjithatë, Hoffenheimi po përgatit një kontratë të re deri në vitin 2029 për ta mbajtur kapitenin. Në rast se transferimi dështon, Bayerni ka në listë edhe Bernd Lenon e Fulhamit, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi për përforcimin e portës pritet të merret para hapjes së afatit kalimtar të verës 2027.





