Bayerni i mbyll derën Barcelonës për Jonathan Tahut

Bayerni i mbyll derën Barcelonës për Jonathan Tahut

Bayerni i mbyll derën Barcelonës për Jonathan Tahut

Sipas “Sky Sport Germany”, klubi katalunas ka kontaktuar drejtuesit e Bayernit për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit gjerman, por kampionët e Bundesligës e kanë refuzuar menjëherë këtë kërkesë.

Arsyeja kryesore është rëndësia e Tahut në planet e trajnerit Vincent Kompany, pasi 30-vjeçari është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të repartit defensiv të skuadrës bavareze.

Sponsor 3M Express

Tah iu bashkua Bayernit në vitin 2025 dhe deri më tani ka regjistruar 67 paraqitje me fanellën e gjigantit gjerman. Ai ka kontratë të vlefshme me klubin deri në vitin 2029.

Ndërkohë, trajneri Hansi Flick po mendon për përforcimin e mbrojtjes së Barcelonës në afatin kalimtar të verës së vitit 2027.

Situata e Andreas Christensenit dhe Alejandro Baldes, kontratat e të cilëve hyjnë në vitin e fundit në vitin 2027, ka shtuar nevojën për alternativa të reja në repartin defensiv. Për më tepër, Balde po shqyrton mundësinë e largimit drejt Premierligës.

Barcelona tashmë pritet të shqyrtojë emra të tjerë për mbrojtjen, veçanërisht pasi Liverpooli raportohet se është i interesuar ta bëjë të përhershëm transferimin e Ronald Araujos në vitin 2027.

Kështu, Tah nuk pritet të jetë pjesë e projektit të ardhshëm të Flickut në Barcelonë, të paktën jo në bazë të situatës aktuale.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen