Bayern Munich nuk planifikon ndryshime para derbit me Dortmund

Bayern Munich nuk planifikon ndryshime para derbit me Dortmund

Bayern Munich nuk planifikon ndryshime para derbit me Dortmund

Këtë e ka bërë të ditur ndihmëstrajneri Aaron Danks, i cili do ta drejtojë skuadrën në përballjen e së shtunës, e vlefshme për Bundesligën.

Kompany është liruar nga spitali të mërkurën, pasi javën e kaluar ishte rrëzuar gjatë një seance stërvitore. Trajneri belg kishte pasur një infeksion viral në ditët paraprake, ndërsa më pas ishte diagnostikuar me irritim të meningjeve. Ai pritet të qëndrojë jashtë skuadrës edhe për një periudhë, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht.

Sponsor 3M Express

Danks ka thënë se mungesa e Kompany nuk do të ndikojë në mënyrën se si Bayern do të përgatitet për këtë përballje.

“Ne duam që lojtarët të dalin në fushë dhe të tregojnë se kush janë. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha apo dallime të mëdha në përgatitjet tona. Do të jemi gati dhe shumë konkurrues”, ka thënë Danks në konferencën për media.

Ai ka theksuar se secili trajner ka mënyrën e vet të punës, por stafi teknik funksionon si një ekip.

“Ka dallime në mënyrën e drejtimit. Vinnie nuk ka dashur që ndihmëstrajnerët e tij të jenë kopje të tij. Ne jemi të ndryshëm, por e plotësojmë njëri-tjetrin”, ka deklaruar Danks.

Edhe drejtuesi sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, ka thënë se klubi ka arritur ta përballojë mungesën e trajnerit falë punës së përbashkët të stafit teknik.

“Ajo që ndodhi me Vinnien ishte e vështirë për t’u parashikuar. Që nga fillimi i sëmundjes së tij kemi thënë se kemi një staf të tërë trajnerësh. Vinnie është figura kryesore dhe ka personalitet të madh, por pas tij qëndron një ekip i tërë”, ka thënë Eberl.

Ai ka shtuar se kalimi i përgjegjësive te ndihmëstrajnerët ka ndodhur pa vështirësi të mëdha.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë në krye të Bundesligës, me bavarezët që kanë epërsi vetëm falë golaverazhit. Pas përballjes së së shtunës, Bayern do të udhëtojë drejt Madridit, ku të martën do të përballet me Atletico Madrid në Champions League.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nga Roma në Milano, Italia në kaos protestash – arrestohen 8 persona

Nga Roma në Milano, Italia në kaos protestash – arrestohen 8 persona

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

A jeni gati? Në këtë link mund ta ndiqni LIVE Big Brother VIP Kosova

A jeni gati? Në këtë link mund ta ndiqni LIVE Big Brother VIP Kosova