Bayern i premton mbështetje të plotë Musiala gjatë rikuperimit

Bayern i premton mbështetje të plotë Musiala gjatë rikuperimit

Bayern i premton mbështetje të plotë Musiala gjatë rikuperimit

Klubi gjerman ka bërë të ditur se të martën ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e mesfushorit, pas spekulimeve të ditëve të fundit për gjendjen e tij shëndetësore dhe të ardhmen në futbollin e nivelit të lartë.

Në një reagim zyrtar, Bayern ka sqaruar gjithashtu se Musiala ishte kontrolluar për herë të parë për simptoma neurologjike më 22 prill të vitit 2025, menjëherë pas shfaqjes së tyre.

Sponsor 3M Express

“Për të dyja palët, shëndeti i lojtarit është përparësia absolute. Jamal Musiala do të ketë mbështetjen tonë të plotë gjatë gjithë procesit të rikuperimit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Vetë Musiala kishte bërë të ditur në gusht se ishte diagnostikuar me episode të shkurtra dhe të përkohshme të mungesës së vetëdijes, të shkaktuara nga një çrregullim neurologjik, të cilat, sipas tij, janë lehtësisht të trajtueshme.

Futbollisti gjerman kishte munguar për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, pasi kishte thyer këmbën gjatë Kupës së Botës për Klube 2025. Në shtator, ai kishte pësuar edhe një lëndim në muskujt e kofshës.

Musiala është rikthyer në fushë javën e kaluar, në ndeshjen ku Bayern ka barazuar 1:1 me Cologne në Bundesliga.

Ai ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2030, të cilën e kishte vazhduar në shkurt të vitit 2025.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

KFOR-i jep mesazhin e qartë: Ushtarët tanë janë 24/7 në terren në gjithë Kosovën

KFOR-i jep mesazhin e qartë: Ushtarët tanë janë 24/7 në terren në gjithë Kosovën

Arlinda dhe Shqiponja nuk ndihen rehat pse banorët tjerë po ndiejnë keqardhje për to

Arlinda dhe Shqiponja nuk ndihen rehat pse banorët tjerë po ndiejnë keqardhje për to

Ukraina rrëzon për herë të parë me lazer një dron rus

Ukraina rrëzon për herë të parë me lazer një dron rus