Qendra e Botimeve për Diasporën prezanton në Hamburg projektet për mësimin e gjuhës shqipe

Qendra e Botimeve për Diasporën prezanton në Hamburg projektet për mësimin e gjuhës shqipe

Qendra e Botimeve për Diasporën prezanton në Hamburg projektet për mësimin e gjuhës shqipe

Ruajtja e gjuhës shqipe te brezat e rinj në diasporë, përmirësimi i materialeve mësimore dhe formimi profesional i mësuesve ishin në fokus të prezantimit të Qendrës së Botimeve për Diasporën (QBD) në Hamburg të Gjermanisë.

Sponsor 3M Express

Prezantimi u zhvillua më 21 nëntor, në kuadër të sesionit “Arsimi dhe transferimi i dijes” të konferencës “Diaspora Flet 2026”, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit të QBD-së, vëmendje e veçantë iu kushtua pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, botimit të materialeve dygjuhëshe, pasurimit të bibliotekave me libra në shqip dhe formimit profesional të mësuesve.

Gjatë këtij sesioni, drejtoresha e QBD-së, Mimoza Hysa, propozoi një bashkëpunim ndërmjet institucionit që drejton, mësuesve të gjuhës shqipe në Gjermani dhe pedagogëve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ky bashkëpunim do të përqendrohej në formimin profesional të mësuesve dhe pasurimin e materialeve mësimore për shqipen si gjuhë e trashëgimisë.

Konferenca “Diaspora Flet 2026”, me moton “Nga fjala te vepra”, u zhvillua nga 20 deri më 22 nëntor në Hamburg-Harburg, ndërsa programi parashikonte pjesëmarrjen e 20 shoqatave dhe organizatave nga Gjermania, Shqipëria dhe Kosova.

Aktiviteti u organizua nga organizata e akademikëve gjermano-shqiptarë ODA Hamburg, në bashkëpunim me GERMIN, në kuadër të programit të GIZ-it për migrimin dhe zhvillimin.

Në kuadër të konferencës u diskutua edhe për zgjerimin e mësimit të gjuhëve të trashëgimisë në shkollat gjermane, forcimin e formimit profesional të mësuesve, zhvillimin e materialeve mësimore dhe bashkëpunimin me shkollat, universitetet dhe autoritetet arsimore.

Këto propozime u përfshinë në projektdeklaratën e Hamburgut, diskutimi i së cilës ishte parashikuar për ditën përmbyllëse të konferencës.

Qendra e Botimeve për Diasporën ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për ruajtjen, mësimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te brezat e rinj, kudo ku jetojnë shqiptarët./Telegrafi/

Lexo edhe

KFOR-i jep mesazhin e qartë: Ushtarët tanë janë 24/7 në terren në gjithë Kosovën

KFOR-i jep mesazhin e qartë: Ushtarët tanë janë 24/7 në terren në gjithë Kosovën

Arlinda dhe Shqiponja nuk ndihen rehat pse banorët tjerë po ndiejnë keqardhje për to

Arlinda dhe Shqiponja nuk ndihen rehat pse banorët tjerë po ndiejnë keqardhje për to

Ukraina rrëzon për herë të parë me lazer një dron rus

Ukraina rrëzon për herë të parë me lazer një dron rus

Qendra e Botimeve për Diasporën prezanton në Hamburg projektet për mësimin e gjuhës shqipe | Momenti