Baton Haxhiu promovon dy librat e tij në Prishtinë Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”​

Në Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka”, në Dukagjin Center, është mbajtur promovimi i librave të autorit Baton Haxhiu, ku u prezantuan veprat e tij dhe temat historike që trajtohen në dy librat e tij.

Sponsor 3M Express

Gjatë promovimit, autori Baton Haxhiu foli për përmbajtjen e librave, rrugëtimin e tij krijues dhe ngjarjet historike që kanë shërbyer si bazë për shkrimet e tij.

Duke folur për veprat, Haxhiu theksoi se librat nuk janë ndërtuar domosdoshmërisht mbi mesazhe të caktuara, por mbi përjetime dhe ngjarje që ai i ka dokumentuar përmes shkrimit.

“ S’ka mesazh këtu, ka vetëm përjetim, edhe përjetimin e kam vendosur në libër”, u shpreh Haxhiu.

Ai veçoi gjithashtu rëndësinë e trajtimit të historisë së Kosovës në kontekstin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Sipas tij, njëra nga veprat synon t’u ofrojë lexuesve një pasqyrë mbi mënyrën se si proceset dhe zhvillimet në Kosovë ndikuan në shkatërrimin e Jugosllavisë.

Haxhiu përmendi ngjarje të periudhave të ndryshme historike, nga viti 1968 deri në vitin 1981, si dhe zhvillimet e viteve 1989-1990, përfshirë suprimimin e autonomisë së Kosovës.

Ai bëri të ditur se këto zhvillime janë trajtuar në kapituj të veçantë, duke sjellë ngjarje që, sipas tij, ndihmojnë në kuptimin e proceseve historike dhe politike të asaj kohe.

Promovimi shërbeu si mundësi për të pranishmit që të njihen më afër me veprat e autorit, temat që trajtojnë dhe përjetimet që qëndrojnë prapa tyre. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës