Bastisje në Shkup, sekuestrohen lëndë narkotike dhe ndalohet një person

Bastisje në Shkup, sekuestrohen lëndë narkotike dhe ndalohet një person

Bastisje në Shkup, sekuestrohen lëndë narkotike dhe ndalohet një person

Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa më pas ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor 2026, rreth orës 18:40, në një shteg këmbësorësh pranë lumit Vardar, në zonën e Gjorçe Petrovit.

Nëpunësit policorë të Njësitit kundër Tregtisë së Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria F.S. (19), pasi gjatë kontrollit personal kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Me urdhër gjykate dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë MPB-së, policia më pas ka realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe një substancë pluhurore e bardhë, si dhe para.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga MPB-ja./Telegrafi/

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Bastisje në Shkup, sekuestrohen lëndë narkotike dhe ndalohet një person | Momenti