Barcelona refuzon Van Dijkun dhe Bruno Fernandesin

Barcelona refuzon Van Dijkun dhe Bruno Fernandesin

Barcelona refuzon Van Dijkun dhe Bruno Fernandesin

Trajneri i katalunasve, Hansi Flick, ka një strategji të qartë për përforcimin e skuadrës dhe synon të afrojë futbollistë më të rinj, të cilët mund të jenë pjesë e projektit të klubit për vitet e ardhshme.

Sipas “El Nacional”, Barcelona po e shqyrton mundësinë e përforcimeve nga Premier League përmes transferimeve pa pagesë, por emrat e kapitenit të Liverpoolit, Van Dijk, dhe atij të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, nuk janë në listën e dëshirave të Flickut.

Sponsor 3M Express

Të dy futbollistëve u skadojnë kontratat në qershor të vitit 2027. Megjithatë, Manchester United ka një klauzolë që i mundëson zgjatjen e marrëveshjes me Fernandesin edhe për një vit.

Ndërkohë, Van Dijk ka lënë të kuptohet se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për rinovimin e kontratës nga Liverpooli.

Mosha konsiderohet arsyeja kryesore pse Barcelona nuk po i shqyrton këto dy mundësi. Van Dijk do t’i mbushë 36 vjet në korrik të vitit 2027, ndërsa Fernandes aktualisht është 32-vjeçar.

Përveç tyre, Flick ka përjashtuar nga planet edhe sulmuesin e Tottenhamit, Richarlison, si dhe futbollistin japonez të Brightonit, Kaoru Mitoma.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Suharekë: Sylë Daka u qëllua në prani të vajzës dhe gruas

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Suharekë: Sylë Daka u qëllua në prani të vajzës dhe gruas

Komuna e Rahovecit paralajmëron për erëra të forta të enjten, u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Komuna e Rahovecit paralajmëron për erëra të forta të enjten, u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Kjo është gjëja më e ndotur që prekni çdo ditë, nuk është as kapaku i tualetit dhe as mbajtëset e transportit publik

Kjo është gjëja më e ndotur që prekni çdo ditë, nuk është as kapaku i tualetit dhe as mbajtëset e transportit publik