Castello Lukeba po afrohet gjithnjë e më shumë me Barcelonën. Mbrojtësi 23-vjeçar i RB Leipzigut e sheh klubin katalanas si destinacionin e tij të preferuar për sezonin e ardhshëm dhe dëshiron të largohet nga Bundesliga në verën e vitit 2027.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, përfaqësuesit e tij tashmë kanë zhvilluar kontakte me drejtuesit e Barcelonës. Klauzola e largimit të francezit do të zbresë nga 80 në 65 milionë euro në qershor, ndërsa katalanasit synojnë ta ulin edhe më tej këtë shumë, shkruan Klankosova.tv.
Barcelona po shqyrton mundësinë e shitjes së Ronald Araujos dhe Alejandro Baldes për të financuar transferimin. Sidomos largimi i Araujos drejt Liverpoolit, për rreth 55 milionë euro, mund ta lehtësojë ndjeshëm këtë operacion. /Klankosova.tv




