Barcelona gjobitet pas ankesës së Atletico Madrid për Julian Alvarez

Barcelona gjobitet pas ankesës së Atletico Madrid për Julian Alvarez

Barcelona gjobitet pas ankesës së Atletico Madrid për Julian Alvarez

Sanksioni është shqiptuar të martën, në bazë të nenit 133 të rregullores së federatës. Atletico Madrid i është drejtuar edhe FIFA-s për këtë çështje, por institucioni më i lartë i futbollit botëror ka vlerësuar se nuk ka juridiksion për ta trajtuar rastin.

Alvarez, kontrata e të cilit me Atletico Madrid është e vlefshme deri në qershor të vitit 2030, është përfshirë në polemika gjatë muajve të fundit, pasi ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë gjatë Kupës së Botës 2026, sulmuesi kishte thënë se dëshironte ta realizonte ëndrrën për të luajtur për klubin katalunas. Kjo deklaratë kishte shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Atletico Madrid dhe kishte nxitur një përplasje që ka vazhduar gjatë afatit kalimtar të verës.

Alvarez është fishkëllyer disa herë nga tifozët vendas këtë sezon, por raportet mes tij dhe një pjese të tyre duket se po përmirësohen.

Sulmuesi e ka shënuar golin e fitores për Atletico Madrid në ndeshjen ndaj Deportivo La Coruna të shtunën, duke realizuar për të dytën ndeshje radhazi. Pas golit, disa pjesë të tifozëve në stadiumin Metropolitano e kanë duartrokitur në këmbë.

Pas ndeshjes, Alvarez ka kërkuar falje për deklaratat e tij, duke pranuar se ka gabuar.

“Ishte gabim. E kuptoj pse tifozët janë të zemëruar. Po të isha tifoz, edhe unë do të zemërohesha, sidomos duke pasur parasysh se si më kanë mbështetur që kur kam ardhur”, ka thënë argjentinasi.

Fitorja ndaj Deportivo La Corunas e ka afruar Atletico Madrid në vetëm dy pikë nga Barcelona, e cila kryeson LaLigan.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ekskluzive | Dje u pa në Prishtinë, sonte raportohet se është lokalizuar në zonën e Becit – detaje të reja për të dyshuarin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Ekskluzive | Dje u pa në Prishtinë, sonte raportohet se është lokalizuar në zonën e Becit – detaje të reja për të dyshuarin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Super Roma, merr fitore të madhe ndaj Cagliarit

Super Roma, merr fitore të madhe ndaj Cagliarit

Mojtaba Khamenei vendos kushte për përfundimin e luftës me SHBA-në

Mojtaba Khamenei vendos kushte për përfundimin e luftës me SHBA-në