Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes në “El Clasico” ndaj Real Madrid.

Raphinha e ka kaluar Barcelonën në epërsi në minutën e katërt, pas një aksioni të nisur nga Pedri dhe të vazhduar nga Fermin Lopez.

Sponsor 3M Express

Pikërisht Fermin ka qenë njëri prej futbollistëve më të dalluar të ndeshjes. Ai e ka shënuar golin e dytë në minutën e njëzet e pestë, pas asistimit të Lamine Yamal.

Raphinha e ka realizuar edhe golin e tretë, ndërsa Yamal ka shënuar për 4:0 në minutën e dyzet e pestë, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi të thellë për katalunasit.

Barcelona e ka vazhduar me lojë sulmuese edhe në pjesën e dytë. Yamal e ka shënuar golin e pestë në minutën e gjashtëdhjetë e një, duke realizuar golin e tij të dhjetë në këtë edicion të La Ligës.

Fjalën e fundit për Barcelonën e ka thënë Anthony Gordon, i cili ka shënuar për 6:0, ndërsa Mariano Diaz e ka realizuar golin e vetëm për Alaves në minutat e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të kryesojë në La Liga, me dy pikë më shumë se Atletico Madrid, që renditet në vendin e dytë.

Ndërkohë, Alaves e ka vazhduar serinë negative dhe tashmë ka shtatë ndeshje radhazi pa fitore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Një çarje e vogël në zorrën e trashë mund të rrezikojë jetën: Kur operacioni urgjent bëhet i domosdoshëm?

Një çarje e vogël në zorrën e trashë mund të rrezikojë jetën: Kur operacioni urgjent bëhet i domosdoshëm?

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar