Banjska: Pamje ekskluzive si u bllokua rruga dhe lëvizjet e terroristëve serbë

Banjska: Pamje ekskluzive si u bllokua rruga dhe lëvizjet e terroristëve serbë

Banjska: Pamje ekskluzive si u bllokua rruga dhe lëvizjet e terroristëve serbë

Ora 2 e 9 minuta e mëngjesit të hershëm të 24 shtatorit 2023, shënon kohën kur po fillonte realizimi i planit terrorist serbë për ndarjen e veriut të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Dy nga kamionët e përdorur për bllokimit e rrugës, kishin hyrë në fshatin Banjska.

Me të bllokuar rrugën që të qon në brendi të fshatit në drejtim të manastirit, ngasësit e tyre, ishin kthyer në drejtim të lokacionit të njohur si fontana.

Derisa rruga ishte bllokuar në fshatin Banjskë, e pikërisht në kohën kur edhe ishte njoftuar Policia e Kosovës, shihen lëvizjet në këmbë të personave të armatosur dhe uniformuar duke shkuar në drejtim të brendisë se fshatit, aty edhe ku rruga ishte barrikaduar.

Ky moment shënon edhe kohën kur nga sulmi i terroristëve serbë, kishte rënë në krye të detyrës heroi i kombit, rreshteri Afrim Bunjaku.

Pas këtij sulmi, Policia e Kosovës aktivizoi intervenimin e njësive elitare, në mesin e tyre Njësisë të Specializuar Intervenuese, të njohur si FIT.

Pa qenë të vetëdijshëm për atë që po i priste, por të gatshëm për t’u përballur me çdo kë pjesëtarët e Njësisë së Specializuar Intervenuese- FIT ishin nisur në drejtim të veriut.

Derisa njësit policore ishin nisur në drejtim të Banjskës, në ora 3 e 31 minuta kishin arritur në Banjska pjesa tjetër e grupit, të cilëve u kishin prirë dy automjete Mercedes, në pronësi të Milan Radoicic i akuzuar si kreu i grupit terrorist të strukturuar.
15 minuta pas, grupi ishte nisur në drejtim të manastirit, ku dyshohet të jenë rigrupuar dhe vazhduar sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Por, si u zhvilluar gjithë beteja deri në marrjen në kontroll të Banjskës?

Sa terroristë serbë dyshohet se u vranë përtej statistikave zyrtare?

A ju krijuar korridori terroristëve serbë në drejtim të Serbisë apo si qëndron e vërteta?

Cili ishte roli i FIT në këtë betejë që shënoi historinë?

Në këtë rrëfim ekskluziv, një pjesëtar i njësisë elitare NjSI na kthen pas në kohë, për të treguar atë që përjetoi dhe dëshmoi nga brenda, që nga momentet e para të angazhimit deri në marrjen nën kontroll të territorit nga terroristët serbë në Banjska.

Ky është një rrëfim për detyrën, përgjegjësinë, betimin, sakrificën, krenarin dhe kujtesën për të mos e harruar historinë.

Ky është rrëfimi për të vërtetën përtej provave!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë shpërndan materiale didaktike në të gjitha shkollat e komunës

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë shpërndan materiale didaktike në të gjitha shkollat e komunës

Shqiptarët në Australi organizojnë festime për 28 Nëntorin në tri qytete

Shqiptarët në Australi organizojnë festime për 28 Nëntorin në tri qytete

Zbulohen pesë lloje të reja bretkosash, njëra prej tyre ka një mënyrë të pazakontë të ushqyerjes – i gëlltit kërmijtë me gjithë guaskë

Zbulohen pesë lloje të reja bretkosash, njëra prej tyre ka një mënyrë të pazakontë të ushqyerjes – i gëlltit kërmijtë me gjithë guaskë