Ballkani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të drenicasve në takimin e parë të xhiros së 12-të, me ndeshjen e paraparë të luhet në stadiumin e qytetit në Therandë nga ora 13:00.
Ekipi i Sami Sermaxhajt vjen nga një fitore me rezultat zyrtar ndaj Vushtrrisë dhe synon një fitore tjetër për t’u ngjitur në tabelë.
Në anën tjetër, Drenica vjen nga katër ndeshje pa fitore në kampionat dhe synon t’i kthehet fitoreve pas emërimit të trajnerit të ri Gentjan Mezani.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Selmani; Vokrri, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanadzovic, Domgjoni, Diene; Giovanni, Berisha, Klinaku;
Drenica: Ymeri; E.Veliqi, Lushtaku, A.Veliqi, Musaj; Dervishaj, Gavazaj, Vojvoda, Hamiti, Zeka; Mehmeti;
/Telegrafi/




