Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca do të vijojë punën për përfundimin e reformës zgjedhore, me ose pa pjesëmarrjen e opozitës në komision.

Sponsor 3M Express

Ai bëri të ditur se afati për përmbylljen e punës së komisionit është 30 nëntori, ndërsa akuzoi PD-në se po përdor bojkotin për të penguar procesin.

Balla theksoi se mazhoranca i ka dhënë opozitës të drejtën e vetos, pavarësisht se disponon 3/5 e votave në Kuvend. Balla paralajmëroi se, nëse PD nuk rikthehet në komision, PS-ja do të depozitojë propozimet e saj në Kuvend dhe do t’i miratojë me votat që ka në dispozicion.

“Kush e bojkotoi komisionin? E bojkotuan ata! Komisioni nuk ka pse të ndërpritet. Nuk ke pse e lë vendin duke abuzuar me një të drejtë, si ajo e vetos. PD t’i sjellë të gjitha propozimet në komision. Të diskutohen, por bojkoti i komisionit me një të drejtë që ta kemi dhënë ne, është i papranueshë. PD duhet të kuptojë që edhe ne kemi pasur disa propozime, si rikthimi i numërimit në qendrat e votimit. Nëse PD nuk do të vijë në komision deri më 30 nëntor, mos të habitet kur të çojmë propozimet tona në Kuvend”, deklaroi Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u ndal edhe te disa prej ndryshimeve që mazhoranca synon të përfshijë në reformën zgjedhore. Ai përmendi mundësinë që edhe ish-bashkitë e vogla, të cilat u shkrinë gjatë reformës territoriale, të kenë përfaqësuesit e tyre në këshillat bashkiakë, sipas një përpjesëtimi të caktuar.

Një tjetër propozim i përmendur prej tij është rikthimi i numërimit të votave në qendrat e votimit, me argumentin se kjo do të shkurtonte ndjeshëm kohën e nxjerrjes së rezultatit. Balla foli gjithashtu për rikthimin e një formule të vitit 2020, që lidhet me depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Në fund, Balla shprehu kundërshtimin e tij për hapjen e listave për anëtarët e këshillave bashkiakë, duke sqaruar se për këtë çështje po fliste në cilësinë e deputetit dhe politikanit.

“Flas si deputet dhe politikan me shumë vite mbi supe. Sa i përket hapjes së listave për anëtarët e këshillave bashkiakë, unë jam kundër”, përfundoi Balla. /Euronews.al/

Lexo edhe

Raportohet se SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe

Raportohet se SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe

Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

Vjeshta ndryshon motin, jo zgjedhjen tuaj – EXFIS

Vjeshta ndryshon motin, jo zgjedhjen tuaj – EXFIS