Bajrami kritikon Qeverinë për energjinë: Që nga viti 2021, asnjë investim në kapacitete të reja gjeneruese

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e investimeve në sektorin e energjisë, duke ngritur pyetjen se çfarë ka ndryshuar në këtë sektor që nga viti 2021.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka rikujtuar një shkrim të saj të publikuar më 8 dhjetor 2022, në të cilin kishte kritikuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka përmendur mungesën e kontratave afatgjata për energji, dështimet në remontet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si dhe mungesën e investimeve në kapacitete të reja gjeneruese.

Bajrami ka theksuar se, ndonëse tashmë ekziston Strategjia e Energjisë, ajo nuk po zbatohet.

Sipas saj, masat emergjente për furnizim me energji elektrike do të duhej të përqendroheshin në ndërtimin urgjent të kapaciteteve të reja gjeneruese.

“Jemi vonë, por nëse kurrë nuk fillojmë, kriza do të vazhdojë të thellohet”, ka shkruar Bajrami.

Lexo edhe

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen