Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook ka publikuar ‘’të arriturat kryesore’’ të qeverisë Kurti 2.

Bajrami, në postimin e saj ka shtruar pyetjen se a ka raportu Kurti për ndërtimin e 160 çerdheve, të cilat ishin premtuar nga VV’ja, apo për, përfundimin e rrugës Podujevë, Pejë e Mitrovicë.
‘’ A kish tregu qysh ju dashtën 6 vjetë me marrë veshë se po blejmë energji nga kompanitë e Serbisë? A kish raportu qysh i ka rritë rezervat shtetërore? A kish raportu se i ka mbushë spitalet me barna, siç premtoi? Po bashkimin kombëtar, hekurudhat, digat e kërkimfaljen nga Serbia – a kish raportu se i ka realizu edhe këto?’’, ka shkruar mes tjerash Bajrami.
Postimi:
Çka kish raportu Albini për gjashtë vjet?
A kish raportu se i ka ndërtu 160 çerdhe?
A kish raportu se i ka përfundu rrugët për Podujevë, Pejë e Mitrovicë?
Po rrugën për Gjilan, a kish raportu se e ka përfundu për të 13-ën herë?
A kish raportu se i ka çu hajnat në burg?
A kish raportu se e ka luftu mafinë energjetike?
A kish tregu qysh ju dashtën 6 vjetë me marrë veshë se po blejmë energji nga kompanitë e Serbisë?
A kish raportu qysh i ka rritë rezervat shtetërore?
A kish raportu se i ka mbushë spitalet me barna, siç premtoi?
Po bashkimin kombëtar, hekurudhat, digat e kërkimfaljen nga Serbia – a kish raportu se i ka realizu edhe këto?
Më tregoni çka ka raportu, se ende s’e kam lexu raportin. Jam në Forumin Ekonomik të Riinvestit, ku po flasim për probleme reale të këtij vendi.
Kurti për gjatë gjashtë vjetëve i ka pasë në dispozicion rreth 20 miliardë euro.
Çka kish raportu se ka përfundu me gjithë ato taksa që kanë pagu qytetarët?
Çka ka ndodhë me premtimet e tij?
Çka presin qytetarët përpos rënies së çmimit të biletave me ikë në Gjermani?
Burimi: Insajderi





