BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

BDI ka reaguar ndaj kumtesës së VLEN-it, të cilët reaguan për letrën e hapur të Ali Ahmetit drejtuar ministrit Jeton Shasivari.

Sponsor 3M Express

Nga BDI thonë se kumtesa e VLEN-it nuk përmban asnjë përgjigje të vetme ndaj argumenteve juridike dhe fakteve të paraqitura në letrën e kryetarit Ali Ahmeti.

“Asnjë kundërshtim konkret, asnjë dispozitë ligjore dhe asnjë argument që do të rrëzonte qëndrimet e tij. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një reagim politik pa përmbajtje juridike, që duket se është përgatitur në qendrën e OBRM-PDUKM-së”.

“Përfaqësuesit e VLEN-it, para se të vinin në pushtet, deklaronin me të madhe se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, madje pretendonin se pikërisht ata e kishin bërë të tillë. Sot, për shkak të pafuqisë së tyre politike dhe mungesës së vullnetit për ta zbatuar ligjin, kanë përfunduar duke mbajtur qëndrime që përputhen me narrativat e kundërshtarëve më të mëdhenj të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve”, thonë nga BDI.

Sipas tyre, edhe më domethënës është fakti se VLEN nuk thotë asnjë fjalë për konstatimet e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, të cilat përputhen me argumentet e Ali Ahmetit.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe konsistent, ai duhet të zbatohet në të gjitha fushat që i mbulon, përfshirë edhe provimet profesionale shtetërore. Prandaj, deklaratat e Ali Ahmetit përputhen me përmbajtjen e ligjit dhe gjendjen juridike ekzistuese, ndërsa qëndrimet e VLEN-it janë kontradiktore: dje shqipja ishte zyrtare, sot, kur duhet të dëshmojnë përgjegjësi dhe ta zbatojnë ligjin, përpiqen ta relativizojnë statusin e saj”, thonë nga BDI.

Lexo edhe

Merz paralajmëron: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën

Merz paralajmëron: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën

Haxhiu dhe Çeku zhvillojnë bashkëbisedim me nxënësit për respektin dhe barazinë gjinore

Haxhiu dhe Çeku zhvillojnë bashkëbisedim me nxënësit për respektin dhe barazinë gjinore

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë hapësirë të përbashkët industriale

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë hapësirë të përbashkët industriale

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve | Momenti