Bajrami akuzon për korrupsion në prokurim: 2,913 kontrata njëburimore në vlerë prej 359 milionë eurosh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime për numrin e kontratave njëburimore të lidhura nga organizatat buxhetore në Kosovë, duke pretenduar se përmes tyre po dëmtohen interesat e qytetarëve.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka bërë të ditur se, sipas të dhënave zyrtare, nga marsi i vitit 2021 deri në mesin e tetorit të vitit 2026 janë lidhur gjithsej 2,913 kontrata njëburimore, me vlerë prej 359 milionë eurosh.

Prej tyre, sipas saj, 1,706 janë kontrata të lidhura për herë të parë, në vlerë prej 304 milionë eurosh, ndërsa 1,207 janë aneks-kontrata, me vlerë prej 55 milionë eurosh.

Bajrami ka kritikuar këtë praktikë, duke e vënë në kontrast me mungesën e barnave për pacientët, përfshirë ata që trajtohen nga sëmundjet malinje.

Si shembull, ajo ka përmendur blerjen e peletit nga komunat e Podujevës dhe Graçanicës. Sipas saj, Podujeva e ka blerë peletin për 520 euro për ton përmes një kontrate të negociuar, ndërsa Graçanica e ka blerë nga e njëjta kompani për 380 euro për ton, përmes një tenderi të hapur.

Sipas Bajramit, dallimi prej 140 eurosh për ton ngre dyshime për dëmin e mundshëm financiar që mund t’u shkaktohet buxheteve publike.

Ajo ka kërkuar që këto kontrata të hetohen, duke theksuar se duhet të ketë përgjegjësi për marrëveshjet e lidhura pa miratimin paraprak të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

“Përgjegjësi!”, ka përfunduar Bajrami reagimin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

​SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik, opozita kërkon hapa konkretë nga Kurti

​SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik, opozita kërkon hapa konkretë nga Kurti

Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum – përplasje me policinë në disa qytete

Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum – përplasje me policinë në disa qytete