Bajqinovci kritikon KFOR-in për takimin me përfaqësuesit ushtarakë serbë

Bajqinovci kritikon KFOR-in për takimin me përfaqësuesit ushtarakë serbë

Bajqinovci kritikon KFOR-in për takimin me përfaqësuesit ushtarakë serbë

Në një reagim, Bajqinovci ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me institucione legjitime që janë përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve të saj.

Ai ka theksuar se nuk vihet në dyshim rëndësia e komunikimit ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve ushtarakë serbë për parandalimin e incidenteve, por ka vlerësuar se publikimi i takimeve të tilla duhet të marrë parasysh realitetin politik dhe historik të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Bajqinovci ka përmendur edhe çështjen e personave të zhdukur me dhunë dhe krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, përfshirë varrezat masive, duke thënë se për familjet e viktimave këto çështje kërkojnë drejtësi, përgjegjësi dhe respekt.

Ai i ka bërë thirrje KFOR-it që të vazhdojë veprimtarinë në mënyrë të paanshme dhe transparente, duke mbajtur komunikim të rregullt me institucionet e Republikës së Kosovës.

“Çdo mekanizëm sigurie që lidhet me Kosovën duhet ta pasqyrojë realitetin e sotëm dhe të mos krijojë përshtypjen se Kosova mund të trajtohet pa përfshirjen e institucioneve të saj”, ka shkruar Bajqinovci.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Policia intensifikon kontrollet në Pejë – Dhjetëra persona shoqërohen në stacion, mbi 300 gjoba në trafik

Policia intensifikon kontrollet në Pejë – Dhjetëra persona shoqërohen në stacion, mbi 300 gjoba në trafik

ATK kontrollon lokalet e natës dhe qendrat e masazhit, zbulon 103 punëtorë të padeklaruar

ATK kontrollon lokalet e natës dhe qendrat e masazhit, zbulon 103 punëtorë të padeklaruar

Historiku i Komunës së Bogovinës: Themelimi i komunës dhe rënia e numrit të banorëve

Historiku i Komunës së Bogovinës: Themelimi i komunës dhe rënia e numrit të banorëve

Bajqinovci kritikon KFOR-in për takimin me përfaqësuesit ushtarakë serbë | Momenti