Baena tregon pakënaqësinë e futbollistëve të Atletico Madrid me Alvarez

Baena tregon pakënaqësinë e futbollistëve të Atletico Madrid me Alvarez

Baena tregon pakënaqësinë e futbollistëve të Atletico Madrid me Alvarez

Këtë e ka zbuluar bashkëlojtari i tij, Alex Baena, në një intervistë për radion spanjolle “Cadena SER”.

Sulmuesi argjentinas kishte deklaruar në qershor se kishte biseduar me drejtuesit e klubit për të ardhmen e tij dhe se “më e mira për të gjithë do të ishte një transferim”, pasi dëshironte të realizonte një ëndërr të tij.

Sponsor 3M Express

Deklarata e tij nxiti spekulime të shumta për një kalim të mundshëm te Barcelona. Në gusht, presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta, konfirmoi interesimin për Alvarez, por Atletico refuzoi ta shiste futbollistin.

Baena ka pranuar se mënyra se si argjentinasi e kishte trajtuar këtë çështje kishte shkaktuar pakënaqësi në mesin e bashkëlojtarëve.

“Është paksa e çuditshme kur një bashkëlojtar thotë publikisht se dëshiron të largohet. Kjo nuk na pëlqeu shumë. Mund ta kuptoj që një futbollist të ketë dyshime kur për të interesohet një klub si Barcelona apo Real Madrid, por ajo që na shqetësoi në Atletico ishte mënyra se si ai e trajtoi këtë çështje”, ka deklaruar Baena.

Alvarez kërkoi falje në tetor para tifozëve të Atletico Madrid për deklaratat e tij. Edhe pse vërshëllimat ndaj tij në stadiumin “Metropolitano” janë zbutur, një pjesë e tifozëve vazhdojnë të shprehin pakënaqësi.

Megjithatë, Baena ka theksuar se skuadra do ta mbështesë argjentinasin, pavarësisht asaj që kishte ndodhur.

“Ne do ta kishim mbështetur, pavarësisht se çfarë do të vendoste. E rëndësishme është që tani është me ne dhe duhet t’i tregojmë gjithë përkrahjen dhe dashurinë e mundshme”, ka thënë mesfushori spanjoll.

Edhe trajneri Diego Simeone ka shprehur besimin te sulmuesi argjentinas, duke thënë se klubi do ta presë rikthimin e tij në formën më të mirë, pasi është një futbollist i madh dhe e duan në skuadër.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, kishte konfirmuar në shtator se klubi katalunas kishte bërë një ofertë për Alvarez gjatë verës, por kishte theksuar se kjo çështje tashmë i përket së kaluarës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arrestohet pjesëtari i lartë i ushtrisë amerikane në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

Arrestohet pjesëtari i lartë i ushtrisë amerikane në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

VV’ja thirrje Prokurorisë që të hetojë Ramën për shpenzimin e dy milionëve të BERZH-it jashtë destinimit

VV’ja thirrje Prokurorisë që të hetojë Ramën për shpenzimin e dy milionëve të BERZH-it jashtë destinimit

Dështimi i rikthimit të B1 në funksion, mundësi për “mafinë energjetike”, thotë Haradinaj

Dështimi i rikthimit të B1 në funksion, mundësi për “mafinë energjetike”, thotë Haradinaj