“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve

“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve

“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve

Influencerja e njohur shqiptare, Doresa, ka thyer heshtjen në një intervistë ku ka rrëfyer përjetimet e saj të dhimbshme nga e kaluara, duke ngritur akuza për bullizim ndaj një grupi vajzash shqiptare, mes të cilave përmend edhe Jonën, banoren aktuale të Big Brother VIP Kosova 5.

Sponsor 3M Express

Në një rrëfim emocional, Doresa është kthyer në ngjarjet e rreth nëntë viteve më parë, duke treguar se si, sipas saj, ishte përballur me komente fyese, akuza denigruese dhe situata që kishin ndikuar rëndë në gjendjen e saj psikologjike.

Gjatë intervistës për Prive By Liberta Spahiu, ajo ka përmendur periudhën kur merrte pjesë në konkurse bukurie, duke pretenduar se në atë kohë ishte bërë shënjestër e një grupi vajzash në Facebook, ku, sipas saj, ishin publikuar vazhdimisht komente kundër saj.

“Kan qenë dy admine, njëra Fatjona Krasniqi, ia di emrin si me kanë dje qeky rast, edhe pse kanë kalu shumë, shumë vite. Këto çka s’kanë ba me mu… Unë kam menu që jam e vetmja që kam hek qat kohë, s’kisha menu që edhe tjera ka pas si unë”, është shprehur ajo gjatë intervistës.

Sipas Doresës, bullizimi më i rëndë në jetën e saj kishte nisur gjatë pjesëmarrjes në Miss Grand. Ajo pretendon se në atë periudhë ishte përballur me komente që cenonin jo vetëm pamjen dhe personalitetin e saj, por edhe dinjitetin dhe reputacionin e saj.

Influencerja ka rrëfyer se në grup, sipas pretendimeve të saj, ishin shpërndarë edhe akuza të rënda lidhur me punën e saj në spital, duke aluduar për veprime të papërshtatshme që ajo i mohon. Doresa thotë se këto komente e kishin lënduar jashtëzakonisht shumë dhe i kishin shkaktuar pasoja emocionale.

Por, sipas rrëfimit të saj, një ndër episodet më të rënda kishte qenë publikimi i një videoje në një grup shqiptarësh në Facebook, përmes së cilës ajo pretendon se ishte përpjekur të poshtërohej publikisht.

Doresa ka treguar se në video shfaqej me bikini, ndërsa, sipas saj, pamjet ishin shoqëruar me pretendime se ajo kishte hyrë në një klub dhe kishte bërë striptizëm. Ajo thotë se trupi i saj ishte filmuar dhe komentuar në mënyrë denigruese, duke e konsideruar këtë një nga përjetimet më të rënda të asaj periudhe.

Përballë gjithë kësaj situate, Doresa pretendon se kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë. Megjithatë, ajo ka treguar se në atë kohë nuk kishte mundësi financiare për të angazhuar një avokat, ndërsa një tjetër arsye që e kishte penguar të vazhdonte çështjen ishte familja e saj.

Sipas saj, nuk dëshironte që familjarët të mësonin për gjithçka që po përjetonte, nga frika se mos i lëndonte dhe i shqetësonte edhe ata. Për këtë arsye, kishte vendosur ta linte çështjen pa e ndjekur më tej. Mirëpo tani që familja e saj janë në dijeni të përjetimeve, influencerja rrëfen se çfarë i ka thënë babai i saj.

Edhe pse kanë kaluar rreth nëntë vite, Doresa thotë se nuk i ka harruar përjetimet e asaj periudhe. Ajo ka rrëfyer se kishte qenë jashtëzakonisht e lënduar, ndërsa rikthimi i kësaj historie në vëmendjen publike i ka zgjuar sërish kujtime të dhimbshme.

Pavarësisht përjetimeve që ka rrëfyer, Doresa thotë se sot ka vendosur të flasë publikisht jo vetëm për veten, por edhe për të gjitha vajzat që kanë kaluar apo vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme të bullizimit. /PrivebyLS/

Lexo edhe

Shqipëria mes katër vendeve më të avancuara drejt anëtarësimit në BE

Shqipëria mes katër vendeve më të avancuara drejt anëtarësimit në BE

Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë

Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë

Big Brother VIP Kosova organizon spektaklin “Miss & Mister VIP Kosova” (VIDEO)

Big Brother VIP Kosova organizon spektaklin “Miss & Mister VIP Kosova” (VIDEO)