Babai i Meghan Markle ndalohet pasi dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të gjurmimit

Babai i Meghan Markle ndalohet pasi dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të gjurmimit

Babai i Meghan Markle ndalohet pasi dyshohet se hoqi pajisjen elektronike të gjurmimit

Thomas Markle, babai i Meghan Markle, Dukeshës së Sussex-it, është ndaluar në Florida, pasi dyshohet se ka hequr pajisjen elektronike të gjurmimit që mbante në kyçin e këmbës. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë në Los Angeles.

Sponsor 3M Express

Markle, i cili më parë ka mohuar se zotëronte imazhe që përshkruajnë abuzim seksual ndaj fëmijëve, u arrestua javën e kaluar në Florida dhe u vendos në arrest shtëpie. Gjithashtu, atij iu kërkua të mbante një pajisje elektronike për monitorimin e vendndodhjes, transmeton klankosova.tv

Sipas dokumenteve gjyqësore, gjykatësja federale Lindsay S. Griffin deklaroi të martën se kushtet e banimit të Markle-it “ishin bërë të papërballueshme”.

Sipas BBC, Griffin përmendi mungesën e një vendbanimi të përshtatshëm dhe theksoi në vendimin e saj se “Asnjë kusht apo kombinim kushtesh nuk do të garantonte në mënyrë të arsyeshme sigurinë e personave të tjerë apo të komunitetit, si dhe paraqitjen e të pandehurit në gjykatë”.

Gjykatësja urdhëroi gjithashtu kryerjen e një vlerësimi mjekësor për Markle dhe përcaktoi se ai “Duhet të marrë të gjitha medikamentet e nevojshme dhe të përshkruara nga mjeku, përveç rasteve kur ato ndërpriten me vendim të një mjeku”.

Lexo edhe

Kurti publikon pamje nga pritja e presidentit Macron në Pallatin Élysée

Kurti publikon pamje nga pritja e presidentit Macron në Pallatin Élysée

Ky është i nominuari për Ambasador të ShBA-së në Kosovë

Ky është i nominuari për Ambasador të ShBA-së në Kosovë

Nuk ka romancë mes tyre, Kledja refuzon Nichin edhe përmes Bejtës (VIDEO)

Nuk ka romancë mes tyre, Kledja refuzon Nichin edhe përmes Bejtës (VIDEO)