“Në Vjenë shkova me pasaportë false”, Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të tij para angazhimit në politikë, duke folur për njohjen me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe largimin nga Kosova në vitet e 90-ta.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë në emisionin “Shteg”, me Dibran Hoxhën, Hoxhaj ka treguar se Thaçin e kishte njohur gjatë viteve studentore, kur studionte histori, ndërsa përmes tij ishte njohur edhe me Veselin.

“Unë kam qenë student i historisë në vitet 1987-88 dhe prej njerëzve të parë që i kam taku ka qenë Hashim Thaçi dhe përmes Hashimit kam taku edhe Kadriun. Me Hashimin kemi bisedu shumë për historianë”, ka rrëfyer Hoxhaj.

Ai ka treguar se në vitin 1993 kishte kaluar kufirin përmes pikës që lidh Kosovën me Tetovën, për të qëndruar më pas për disa muaj në Shqipëri, së bashku me Thaçin.

Hoxhaj ka zbuluar gjithashtu se në pranverën e vitit 1994 ishte nisur drejt Vjenës së Austrisë, bashkë me Hashim Thaçin dhe Nuri Bexhetin, për të vazhduar studimet.

Sipas tij, Thaçi kishte qëndruar rreth një muaj në kryeqytetin austriak, para se të vazhdonte rrugëtimin drejt Cyrihut, ku për studime kishte shkuar edhe Kadri Veseli.

Ish-ministri ka treguar se për të udhëtuar drejt Austrisë kishte përdorur një pasaportë false, të cilën ia kishte siguruar një mik i tij nga studimet e historisë, i cili më vonë ishte bërë kryetar komune në Maqedoni.

“Kur unë kam lëvizë bashkë me Hashim Thaçin dhe Nuri Bexhetin, në 1994 kemi lëvizë drejt Vjenës. Hashimi ka qëndru një muaj në Vjenë dhe pastaj ka shku në Cyrih për studime. Kadriu gjithashtu ka lëvizë në Cyrih për studime. Kur unë kam shku për Austri, në Vjenë, për studime, kam shku me pasaportë falco, që ma ka dhënë një shok i historisë, që ka qenë kryetar komune pastaj në Maqedoni”, ka rrëfyer Hoxhaj.

Ai është kthyer edhe një herë te periudha e qëndrimit në Shqipëri, duke treguar se muajt e kaluar atje me Thaçin i paraprinë udhëtimit të tyre drejt Austrisë në pranverën e vitit 1994.

Lexo edhe

Kurti publikon pamje nga pritja e presidentit Macron në Pallatin Élysée

Kurti publikon pamje nga pritja e presidentit Macron në Pallatin Élysée

Ky është i nominuari për Ambasador të ShBA-së në Kosovë

Ky është i nominuari për Ambasador të ShBA-së në Kosovë

Nuk ka romancë mes tyre, Kledja refuzon Nichin edhe përmes Bejtës (VIDEO)

Nuk ka romancë mes tyre, Kledja refuzon Nichin edhe përmes Bejtës (VIDEO)