Avokatja tregon çfarë e pret 20 vjeçarin që dyshohet se mashtroi se kishte sëmundje (VIDEO)

Avokatja tregon çfarë e pret 20 vjeçarin që dyshohet se mashtroi se kishte sëmundje (VIDEO)

Avokatja tregon çfarë e pret 20 vjeçarin që dyshohet se mashtroi se kishte sëmundje (VIDEO)

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarë në Kosovë dhe diasporë, duke pretenduar se vuante nga leukemia dhe duke mbledhur para përmes thirrjeve për ndihmë.

Sponsor 3M Express

Lidhur me këtë rast, avokatja Flutra Zylfiu Halili, e ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ka shpjeguar se cilat pasoja ligjore mund ta presin të dyshuarin.

Ajo ka vlerësuar se veprimet e dyshuara përmbajnë elemente të veprës penale të mashtrimit, pasi, sipas saj, personi dyshohet se ka paraqitur fakte të rreme me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm financiar.

“…Veprimet e të njëjtit përmbushin elementet e veprës penale të mashtrimit, sepse duke paraqitur fakte të rreme ka mbledhur fonde me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme për vete ose t’i shkaktojë dëm personit tjetër…”, ka deklaruar Zylfiu Halili.

Avokatja ka theksuar se në këtë rast rëndësi të veçantë ka edhe shuma e parave të mbledhura, pasi parashihet dispozita të veçanta dhe dënime më të rënda varësisht nga vlera e përfitimit dhe dëmi i shkaktuar.

Për më shumë:

Lexo edhe

E trishtë| “Hajde me mu në kombi” – 21-vjeçarja në Mitrovicë denoncon rrëmbimin dhe abuzimin seksual, Policia në kërkim të të dyshuarit

E trishtë| “Hajde me mu në kombi” – 21-vjeçarja në Mitrovicë denoncon rrëmbimin dhe abuzimin seksual, Policia në kërkim të të dyshuarit

Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohen katër të dyshuar të mitur

Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohen katër të dyshuar të mitur

Nëna dhe e bija nga Prishtina përfundojnë në polici pas problemeve mes tyre

Nëna dhe e bija nga Prishtina përfundojnë në polici pas problemeve mes tyre