Një tjetër grua e vrarë. Një tjetër jetë e ndërprerë, dhe një shtet që duhet të japë përgjigje.

Vrasja e Arlinda Zekajt mbrëmë në Pejë, riktheu edhe një herë në vëmendje dështimin zinxhiror të institucioneve për t’i mbrojtur gratë nga dhuna, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi e quajti të trishtueshme rastin makabër.
“Vetë vula e prokurorisë dëshmonte letrën që e kishte lënë me dorëshkrim të vetë e ndjera, Arlinda. Kjo me të vërtetë vë në përgjegjësi të madhe të gjitha institucionet zinxhirore që ndodhin në rastet e dhunës brenda familjes”, u shpreh avokatja në Klan Kosova.
Ndërkohë, aktivistja Besa Mahmuti tha se rastin e Arlindës, ajo e dëshmoi me shkrim që është e rrezikuar.
“Fiks kjo është ajo që neve duhet me na zgju përfundimisht. Nuk mjafton vetëm një demonstratë, nuk është momenti për demonstrata”, tha ajo.




