Avokati i familjes Ademaj rrëfen kërkesën prekëse të dy djemve të Liridonës pas konfirmimit të dënimeve ndaj vrasësve të saj

Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm, si dhe dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sponsor 3M Express

“Gjatë procesit gjyqësor na erdhi një mesazh nga fëmijët e Liridonës, Dioni e Diari, se duan që këtë rrobë të tyre me emrat e tyre në të t’ia dërgojnë te varri të ëmës. Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre. Sidoqoftë, rroba u dërgua tek varri, dhe fotografitë ngushëlluese ju dërguan dy engjëjve të Liridones.  U kaplova nga emocionet dhe mërzia e tyre që mu transmetua me apo pa dëshirën time. Duhej vendimi i plotfuqishëm gjyqësor që të hapte rrugën e besimit të tyre familjes së Liridonës. Më kaploi një ndjenjë përgjegjësie e barre që të thyen krahë e kocka, të dërrmon shpirtin e të struk në pafuqi si një grimcë dheu para uraganit”, shkroi ai në Facebook.

Por, ai ka theksuar se asnjëherë e kishte humbur shpresën duke besuar se Naim Murseli do ta merrte dënimin e merituar.

“Sidoqoftë, asnjëherë nuk humba shpresën që nuk isha vetëm. Shpresova në Gjyqësor, e Prokurori, sepse Policia veçse e kishin kaluar testin e tyre që më kohë (kishin zbuluar rastin në afat rekord e kishin mbledhur provat e mjaftueshme për t’u ngritur aktakuzë e për t’u dënuar të gjithë të dyshuarit. Secila seancë sa sqaronte situatën, aq shtonte presionin për atë që prisnin nga ne Dioni e Diari. Vendimi në shkallë të parë u dha”, theksoi ai.

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit e Kosovës vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm, si dhe dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ekskluzive | Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj – Sinjali zbulon identitetin e tyre

Ekskluzive | Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj – Sinjali zbulon identitetin e tyre

Bursat aziatike shënojnë rritje të fuqishme, rikthimi i shefit të Nvidia-s nxit tregjet globale

Bursat aziatike shënojnë rritje të fuqishme, rikthimi i shefit të Nvidia-s nxit tregjet globale

ZRRE pranon se investimet në KEDS s’janë audituar në terren, auditimi parashihet për vitin 2027

ZRRE pranon se investimet në KEDS s’janë audituar në terren, auditimi parashihet për vitin 2027