Aksion i madh policor në Bosnjë, arrestohet Naser Oriq – dyshohet se ndihmoi në fshehjen e të arratisurit të rrezikshëm

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës në disa lokacione të Bosnjë e Hercegovinës, ku në pranga ka rënë edhe Naser Oriq.

Sponsor 3M Express

Siç raportojnë mediat në Bosnjë, Oriq është arrestuar në zonën e Olovës nën dyshimet për përfshirje në fshehjen e të arratisurit Gjorgje Zdrale (Đorđe Ždrale), i cili kërkohet për tentim vrasje, përcjell Gazeta Sinjali.

Por, Oriq nuk është i vetmi që përfundoi në duart e policisë. Në kuadër të të njëjtit aksion, në Sarajevën Lindore është arrestuar edhe ish-deputetja e Kuvendit Kombëtar të Republikës Srpska, Nikolina Shljiviq (Nikolina Šljivić), si dhe Mesud Mustafiq (Mesud Mustafić).

Sipas raportimit të mediumit boshnjak “Klix.ba”, që nga mëngjesi njësitet policore janë duke kryer bastisje intensive në shtëpitë dhe objektet e tjera që shfrytëzohen nga Oriq.

Ndërkaq, sa i përket të arrestuarit tjetër, Mesud Mustafiq nga Vogoshca, hetuesit dyshojnë se ai, pa qenë në dijeni, ka ndihmuar në transferimin e të arratisurit Zdrale nga Sarajeva në drejtim të Kantonit të Tuzlës.

Ky operacion i gjerë po realizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Srpska (MUP RS) dhe Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), me asistimin e agjencive të tjera policore, me urdhër të Prokurorisë Publike të Republikës Srpska dhe vendim të Gjykatës së Qarkut në Banja Luka.

Ndryshe, Gjorgje Zdrale dyshohet se më 2 gusht, në Sarajevën Lindore, ka tentuar ta vrasë Kosta Pandureviqin dhe prej asaj dite gjendet në arrati. Pavarësisht aksionit të sotëm, burimet bëjnë të ditur se Zdrale ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj – Sinjali zbulon identitetin e tyre

Ekskluzive | Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj – Sinjali zbulon identitetin e tyre

Bursat aziatike shënojnë rritje të fuqishme, rikthimi i shefit të Nvidia-s nxit tregjet globale

Bursat aziatike shënojnë rritje të fuqishme, rikthimi i shefit të Nvidia-s nxit tregjet globale

ZRRE pranon se investimet në KEDS s’janë audituar në terren, auditimi parashihet për vitin 2027

ZRRE pranon se investimet në KEDS s’janë audituar në terren, auditimi parashihet për vitin 2027