Avioni amerikan që goditi caqet serbe më 1999 ekspozohet në SHBA, 12 misione i kreu gjatë luftës në Kosovë

Avioni luftarak amerikan F-117 Nighthawk, i njohur si “Skifteri i Natës”, i cili u përdor nga Forcat Ajrore të SHBA-së gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë në vitin 1999, është vendosur për ekspozim në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

Pamjet e avionit dhe materialeve informuese që tregojnë historinë e tij i ka publikuar në Facebook gazetari Qëndrim Krasniqi, i cili ndodhet në SHBA.

Avioni është pjesë e ekspozitës në Qendrën Steven F. Udvar-Hazy të Muzeut Kombëtar të Hapësirës dhe Aviacionit Smithsonian, në Chantilly të Virginia-s, pranë aeroportit ndërkombëtar Dulles.

Në mesin e materialeve të ekspozuara gjendet edhe një tabelë informuese me titullin “Operation Allied Force 1999”, ku përshkruhen operacionet ajrore të NATO-s dhe përdorimi i avionëve F-117 kundër objektivave strategjike të Serbisë.

Sipas historikut të publikuar nga revista Air & Space Forces Magazine, më 3 maj 1999, avionët F-117 hodhën municione CBU-94 kundër pesë nënstacioneve elektrike të Beogradit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në rreth 70 për qind të territorit të Jugosllavisë.

F-117 Nighthawk ishte një prej avionëve më të avancuar ushtarakë të kohës, i projektuar me teknologjinë stealth, e cila e bënte shumë të vështirë zbulimin e tij nga radarët kundërshtarë.

Avioni që po ekspozohet mban nofkën “The Overachiever” dhe numrin serik 85-0818. Sipas të dhënave të Smithsonian, ai ka marrë pjesë në katër operacione kryesore luftarake: në Panama, Irak, Jugosllavi më 1999 dhe Irak më 2003.

Në total, ky avion ka realizuar 60 misione luftarake, prej të cilave 12 gjatë Operacionit “Allied Force”.

Fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe strategjike të ish-Jugosllavisë nisi më 24 mars 1999 dhe përfundoi më 10 qershor të po atij viti, pas 78 ditësh sulmesh.

Sipas NATO-s, gjatë këtij operacioni u realizuan më shumë se 38 mijë fluturime, prej të cilave 10.484 ishin fluturime sulmuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, shkak erërat e forta

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, shkak erërat e forta

Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të padijshmit

Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të padijshmit

Rrëzohet shtylla elektrike në Dardhishtë, bllokohet qarkullimi në rrugën “Jusuf Shalaku”

Rrëzohet shtylla elektrike në Dardhishtë, bllokohet qarkullimi në rrugën “Jusuf Shalaku”