AUV: Janë sekuestruar rreth 2 tonë mish të pasigurt në Radovish dhe Negotinë

AUV: Janë sekuestruar rreth 2 tonë mish të pasigurt në Radovish dhe Negotinë

AUV: Janë sekuestruar rreth 2 tonë mish të pasigurt në Radovish dhe Negotinë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në RMV ka sekuestruar rreth 2 tonë mish dhe produkte mishi të pasigurta gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese të kryera në Radovish dhe në fshatin Pepelishtë të Negotinës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sponsor 3M Express

“Shërbimet inspektuese të AUV-së dje kryen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në lokalet me pakicë të mishit, përgatitjeve të mishit dhe përpunimit të mishit në zonën e Komunës së Radovishit dhe te një person fizik në fshatin Pepelishte të Negotinës, i cili prodhonte dhe shiste produkte të mishit të tymosur dhe prera përmes rrjeteve sociale.

Gjatë kontrolleve në Radovish, u sekuestruan afërsisht 2 ton mish të freskët dhe të ngrirë dhe përgatitje mishi të pasigurta, të cilat do të shkatërrohen sot në deponinë “Drisla”.

Në Pepelisht, u sekuestruan edhe 50 kilogramë përgatitje mishi (pecenica, kulen, proshutë e tymosur etj.) nga një person fizik i cili kryente një aktivitet të pamiratuar nga Agjencia “prodhim i produkteve të mishit të tymosur dhe të prera”. Produktet e sekuestruara nuk kanë deklaratë origjine dhe janë ruajtur dhe përpunuar në kushte të papërshtatshme dhe johigjienike, gjë që përbën një rrezik serioz për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorit.

Institucionet kompetente vazhdojnë të kryejnë kontrolle inspektuese me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të ushqimit të pasigurt”, thuhet në njoftimin e AUV-së./Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

AUV: Janë sekuestruar rreth 2 tonë mish të pasigurt në Radovish dhe Negotinë | Momenti