AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të dy ngarkesave me gjithsej 12 mijë e 268 kilogramë produkte ushqimore, të importuara nga kompania “VIZIONI M.Z.I.I” SH.P.K. nga Preoci i Graçanicës, duke urdhëruar kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Sponsor 3M Express

Ngarkesat janë ndaluar në Pikën e Kontrollit Kufitar në Han të Elezit, pasi produktet ishin prodhuar dhe eksportuar nga fabrika AD MLEKARA TETOVO, në Maqedoninë e Veriut, ndaj së cilës AUV-ja kishte vendosur më herët ndalimin e importit dhe e kishte larguar nga lista e stabilimenteve të aprovuara për eksport të produkteve ushqimore në Kosovë.

Sipas njoftimit të AUV-së, refuzimi i importit është bërë në zbatim të vendimit nr. AUV.01/678/2026, të datës 6 nëntor 2026.

Vendimi për ndalimin e produkteve nga kjo fabrikë ishte marrë pas konstatimit të shkeljeve të përsëritura të kritereve të sigurisë ushqimore dhe problemeve me higjienën gjatë prodhimit. Këto shkelje përfshinin edhe rezultate të pakënaqshme laboratorike, ku ishte evidentuar prania e bakterit Escherichia coli mbi kufijtë e lejuar në ngarkesa të mëparshme.

Ngarkesa e parë, me peshë prej 7 mijë e 368 kilogramësh dhe numër PIKV00148643/2026, përmbante produkte të llojeve “Natura Delikates”, “Duble Cream Masterfood”, “Extra Delikates Aksion” dhe “Kravjo Sirenje”.

Ndërkaq, ngarkesa e dytë, me peshë prej 4 mijë e 900 kilogramësh dhe numër PIKV00148653/2026, përmbante produktet “Natura Sharplaninska” dhe “Cream Extra Masterfood”.

Për të dyja ngarkesat, inspektori veterinar kufitar ka nxjerrë vendime zyrtare për refuzimin e importit dhe kthimin e produkteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

AUV-ja ka bërë të ditur se asnjëra nga këto ngarkesa nuk është lejuar të hyjë në tregun e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Konsumoni vetëm të bardhat e vezëve? Ja çfarë po humbisni duke shmangur të verdhat

Konsumoni vetëm të bardhat e vezëve? Ja çfarë po humbisni duke shmangur të verdhat

Totaj: Qeveria po na i merr paratë nga buxheti i Komunës, mund të na ndalet rryma në shkolla sepse i kemi borxh KEDS-it

Totaj: Qeveria po na i merr paratë nga buxheti i Komunës, mund të na ndalet rryma në shkolla sepse i kemi borxh KEDS-it

IQMT gjobit tri kompani postare me 9 mijë euro, mbi 100 biznese formalizohen

IQMT gjobit tri kompani postare me 9 mijë euro, mbi 100 biznese formalizohen