Rrahman Hoti, autori i vrasjes në Suharekë, dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij më 8 nëntor të vitit 20211.

Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, raporton se ai ishte dënuar me 19 vjet burgim për këtë rast.
Shteti zviceran më pas e kishte dëbuar Hotin dhe i njëjti ishte kthyer në Kosovë, raporton Klankosova.tv
Për të njëjtën vepër, ai do të përballet tashmë me drejtësinë kosovare.
Sipas informacioneve të para, Hoti sot e vrau S.Dakaj, në një parking në qytetin suharekas, pas një konflikti që dyshohet se nisi për parking.
Fillimisht, u arratis nga vendi i ngjarjes, por si rezultat i veprimeve policore, u prangos.
Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar me detajet e reja. /Klankosova.tv




