Atletico Madridi merr vendim për Julian Alvarezin

Atletico Madridi merr vendim për Julian Alvarezin

Atletico Madridi merr vendim për Julian Alvarezin

Interesimi i klubit londinez për ish-futbollistin e Manchester Cityt mbetet i pranishëm, ndërsa trajneri Mikel Arteta është i hapur për mundësinë e transferimit të tij.

Megjithatë, zhvillimet e fundit në Madrid e bëjnë një marrëveshje të tillë shumë të vështirë në afatin kalimtar të dimrit.

Sponsor 3M Express

Alvarez kishte shkaktuar vëmendje gjatë Kupës së Botës 2026, kur kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madridi, duke e përmendur Barcelonën si destinacionin e preferuar.

Megjithatë, përplasjet mes dy klubeve spanjolle dhe qëndrimi i Atletico Madridit kundër shitjes së tij te Barcelona e komplikuan situatën. Në të njëjtën kohë, sulmuesi nuk ishte bindur plotësisht për një rikthim të mundshëm në Premierligë.

Së fundmi, Alvarez është rikthyer gradualisht në planet e trajnerit Diego Simeone. Ai gjithashtu ka kërkuar falje për veprimet e tij, në kuadër të përpjekjeve të klubit për të përmirësuar raportet me tifozët.

Simeone e ka mirëpritur këtë qëndrim, duke bërë që mundësia e largimit të sulmuesit në janar të jetë edhe më e vogël.

Siç raportohet, Atletico Madridi synon ta mbajë Alvarezin të paktën deri në përfundim të sezonit 2026/27, çka do ta detyronte Arsenalin të presë për një mundësi tjetër transferimi.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi