Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Jose Mourinho ka dhuruar edhe një moment interesant në konferencën për shtyp, pasi ka prezantuar para gazetarëve një familjar të tij, për të cilin pak kush e dinte lidhjen me trajnerin portugez.

Sponsor 3M Express

Mourinho, i cili është rikthyer te Real Madridi për një aventurë të dytë, foli para mediave në prag të ndeshjes së ardhshme të “Los Blancos” kundër Alavesit, që zhvillohet të shtunën në “Santiago Bernabeu”.

63-vjeçari iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ndërsa në përfundim të konferencës u ngrit nga karrigia dhe iu afrua pjesës ku ishin ulur përfaqësuesit e mediave.

Në pamjet e publikuara nga El Chiringuito TV, Mourinho shihet duke përqafuar një prej gazetarëve, ndërsa më vonë u zbulua se bëhej fjalë për kushëririn e tij, Pedro Mourinhon.

Trajneri portugez e shfrytëzoi rastin për ta lavdëruar familjarin e tij, por edhe për të bërë një koment me humor për mediat në vendlindjen e tij, të cilat, sipas tij, nuk e trajtojnë mirë.

“Ky person këtu është kushëriri im dhe është një nga gazetarët më të mirë në Portugali, por ai ka kaluar te një grup mediatik që më trajton shumë keq dhe unë nuk mund të flas me të”, deklaroi Mourinho.

Pedro Mourinho ka studiuar komunikim dhe gazetari në Universitetin Autonom të Lisbonës.

Gjatë karrierës së tij ka punuar për disa media të njohura portugeze, përfshirë RTP, Radio Comercial, TVI dhe Medialivre, ndërsa aktualisht punon për CNN Portugal./Telegrafi/

Lexo edhe

Kuvendi i Prishtinës miraton vendimin për mbështetje financiare për fëmijët dhe të rriturit me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi i Prishtinës miraton vendimin për mbështetje financiare për fëmijët dhe të rriturit me autizëm dhe sindromën Down

Raportimi për aferën financiare, Agim Bahtiri i Vetëvendosjes humb rastin kundër Insajderit në KMShK

Raportimi për aferën financiare, Agim Bahtiri i Vetëvendosjes humb rastin kundër Insajderit në KMShK

Kryesia e Kuvendit mblidhet më 1 dhjetor, në rend dite interpelanca me Kurtin për dialogun me ShBA-në

Kryesia e Kuvendit mblidhet më 1 dhjetor, në rend dite interpelanca me Kurtin për dialogun me ShBA-në