Asgjëson 21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

Asgjëson  21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

Asgjëson 21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

Asgjësimi është kryer më 30 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së, në zbatim të urdhëresës së Inspektoratit Veterinar dhe në përputhje me Ligjin për Ushqim.

Sipas evidencës së operatorit, produktet e asgjësuara përfshijnë mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish të grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera të mishit, si dhe artikuj të tjerë ushqimorë.

Sponsor 3M Express

Këto masa vijnë pas urdhrit fillestar të AUV-së për ndalimin e shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kilogramëve kofshë pule të ngrira, pas konstatimit të pranisë së mykut.

AUV ka bërë të ditur se procesi i gjurmueshmërisë dhe grumbullimit të sasive të tjera të produkteve po vazhdon. Vëmendje e veçantë po i kushtohet produkteve tek të cilat janë konstatuar ndryshime të cilësive organoleptike, përfshirë praninë e mykut.

Produktet që identifikohen si të papërshtatshme për konsum njerëzor do t’i nënshtrohen ndalimit të shitjes, tërheqjes nga tregu dhe asgjësimit.

Agjencia ka theksuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit, verifikimin e gjurmueshmërisë, dokumentacionit të importit, kushteve të ruajtjes dhe zinxhirit të ftohjes, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e tregtimit të produkteve të papërshtatshme për konsum.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor